Aktivitet trajnues me temë: “Shkeljet disiplinore dhe llojet e tyre sipas ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”

Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 

23 Maj 2023 aktivitetin me temë: 

“Shkeljet disiplinore dhe llojet e tyre sipas ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspertë ShM:

Artur Metani

Dritan Hallunaj

Lehtësues:

Marsela Pepi

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Fillimi i hetimit disiplinor, kriteret e caktimit të rëndësisë së shkeljes disiplinore, në fokus të individualizimit të masave disiplinore në rastet konkrete;
  • Raste praktike të shqyrtuar nga KLGJ dhe KLP, të procedimeve disiplinore;
  • Procedimi disiplinor në KLGJ, llojet e masave disiplinore dhe vendimmarrja e Këshillit. Ndërvarësia e procedimeve disiplinore të filluara nga KLGJ me procedurat disiplinore të filluara nga organet e rivlerësimit kalimtar;